Menaxherë të shërbimeve të biznesit dhe administratës të paklasifikuar tjetërkund

Drejtuesit e administrimit dhe shërbimeve të biznesit të paklasifikuar diku tjetër përfshijnë ato lloj shërbimesh të dhëna nga persona, shoqëri private ose institucione publike të cilët nuk janë klasifikuar në ndonjë grup apo nëngrup tjetër. Përfshihen profesione të tilla si administrator të objekteve ose pallateve, manaxher i shërbimit e pastrimit, manaxher i shërbimeve administrative.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë strategjitë dhe ofrojnë mbështetje operative, bëjnë hulumtime dhe japin këshilla për drejtuesit e lartë për çështje që lidhen me drejtimin dhe administrimin e objekteve të ndryshme, me shërbime të pastrimit, si dhe çdo shërbim tjetër të ofruar nga këto subjekte
  • Drejtojnë përdorimin e burimeve materiale të subjektit publik ose privat
  • Trajnojnë personelin për mënyrën e zbatimit të udhëzimeve të veçanta të nxjerra nga subjektet publike ose private
  • Analizojnë çështjet komplekse në lidhje me drejtimin dhe manaxhimin, si dhe u japin përgjigje pyetjeve dhe korrespondencave në lidhje me sektorin që drejtojnë
  • Japin informacion dhe mbështetin përgatitjen e raporteve financiare dhe ato të buxhetit
  • Kryesojnë dhe drejtojnë personelin administrativ, sigurohet që veprimtaria e shoqërisë të ketë mbarëvajtje dhe sigurojnë informacion të saktë e të shpejtë për vartësit e tij
  • Përfaqësojnë shoqërinë në marrëdhënie me institucionet shtetërore, në negociata dhe diskutime, seminare profesionale
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
  • Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetin e përditshëm
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë
loading...
Loading...