loading...
Në këtë grup të vogël përfshihen drejtuesit e shërbimeve të specializuara të cilët nuk janë të kualifikuar në grupin 12 “Drejtues administrativë dhe komercialë” dhe 13 “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”. Drejtuesit e shërbimeve të tjera të paklasifikuar diku tjetër janë përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe koordinimin e ofrimit të shërbimeve të specializuara profesionale dhe teknike, p.sh. shërbime ligjore, shërbime të sigurisë private etj.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Sigurojnë drejtimin e përgjithshëm të ofrimit të shërbimit dhe të personelit që ofron këtë shërbim
- Sigurojnë zbatimin e politikave, procedurave, objektivave dhe standardeve nga ana e personelit
- Drejtojnë procese si planifikimi i buxhetit, hartimi i raporteve në lidhje me ofrimin e shërbimeve, kryerjen e shpenzimeve etj.
- Sigurojnë bashkëpunimin më njësi të tjera të ofrimit të shërbimeve profesionale
- Përcaktojnë drejtimet kryesore të shpenzimeve dhe sigurohet që të përdoren me eficiencë dhe efikasitet
- Sigurojnë logjistikën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve
- Drejtojnë procesin e përzgjedhjes, pranimit, trajnimit dhe vlerësimit të performancës së personelit.
- Bëjnë takime me marrësit e shërbimeve me qëllim evidentimin e problematikave.
- Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë