Manaxheri dhe agjenti i pasurive të patundshme planifikon, organizon, drejton dhe koordinon shitjen, blerjen, qiradhënien dhe qiramarrjen e pronës apo pasurisë së patundshme në emër të klientëve dhe në bazë të komisionit të para vendosur. Ai është ndërmjetësues në transaksione për pronat e patundshme. Manaxheri mbikëqyr aktivitetin e agjenteve, shpërndarjen e informacionit dhe mbarëvajtjen e zyrës. Ai ofron këshillim për klientin, negocion dhe finalizon kontratat e qirasë, shitjes dhe blerjes, për një klient të interesuar. Manaxheri dhe agjenti i pasurive të patundshme mund të punësohet në agjenci imobilare, në bankë, kompani sigurimesh ose të vetëpunësohet.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Marrin informacion në lidhje me pronat që do të shiten, blihen apo jepen me qira dhe rrethanat e pronarit, nevojat e blerësit të ardhshëm ose të qiramarrësit
- Marrin çdo informacion të nevojshëm nga ana e klientit mbi pronën, llojin e pronës që interesohen të shesin apo blejnë, çmimin e synuar dhe çdo karakteristikë tjetër dalluese
- Informohen për gjendjen e tregut të pasurive të patundshme, tendencat e kohës, lëvizjet e çmimeve, çmimet përkatëse të zonave të ndryshme
- Marrin të dhëna të pronës si zona, sipërfaqja, orientimi, kati etj.
- Informojnë shitësin rreth çmimit të zonës dhe shitjet e fundit të ndodhura aty dhe bashkërisht vendosin çmimin e shitjes
- Japin informacion rreth juridiksionit të shitjeve e blerjeve të pasurive të patundshme
- Inspektojnë pronat, duke e fotografuar atë para, gjatë dhe pas shitjes apo dhënies me qira