Mbledhës plehrash dhe ndarës i mbeturinave sipas llojit

Mbledhësi plehrave dhe ndarësi i mbeturinave sipas llojit mbledh, zhvendos dhe ndan mbetje urbane dhe sende të tjera për riciklim, në ndërtesa, oborre, rrugë dhe vende e objekte të tjera. Ai, gjithashtu zgjedh, ndan dhe mbledh sende për riciklim të hedhura në pikat e grumbullimit të mbetjeve.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Mbledhin mbetje dhe materiale të riciklueshme dhe i vendosin ato në kazanë apo në kamionët e transportimit të mbetjeve apo edhe në vendet e riciklimit
  • Mbledhin mbetjet urbane në vendet e caktuara të grumbullimit brenda bashkive dhe i shkarkojnë në sheshin e caktuar të grumbullimit apo të ndarjes
  • Kryejnë veprimet përkatëse të ndarjes në pikën e grumbullimit të mbetjeve dhe riciklimit
  • Ndajnë sipas llojit kartonin, letrën, qelqin, plastikën, aluminin dhe mbetje të tjera të riciklueshme
loading...
Loading...