loading...
Grumbulluesi i parave në makina shitjeje, lexuesi i aparateve matëse dhe punëtorë të lidhur me to, mban në gjendje pune makina e pajisje që përdoren për mbledhjen e parave duke përdorur xhetonë, monedha etj., për punën që kryhet prej tyre duke shitur shërbime apo mallra. Prej këtyre pajisjeve, ai tërheq paratë që ato mbledhin nga parkimet, lojërat e bilardos dhe shërbimeve të tjera ku kërkohet të hidhen monedha. Gjithashtu, ai kontrollon kalimin e biletave në aparate elektronike dhe lexon sahatin matës të energjisë elektrike, të gazit dhe të konsumit të ujit si edhe përgatit faturat përkatëse për to.
Niveli i aftesise:
Jo i kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Mbushin makinat automatë me para apo me mallra të tjera të nevojshme
- Mbushin makinat automatë me para apo me mallra të tjera të nevojshme
- Lexojnë sahatin e energjisë elektrike, gazit apo ujit dhe regjistrojnë në faturën përkatëse sasinë e konsumuar
- Mbledhin monedhat nga aparatet automatike të parkimeve me pagesë
- Lexojnë sahatin e energjisë elektrike, gazit apo ujit dhe regjistrojnë në faturën përkatëse sasinë e konsumuar
- Verifikojnë leximet në rastet kur konsumi duket se është i parregullt dhe regjistrojnë arsyet e mundshme për luhatjet
- Ndjekin rregullat e para-vendosura procedurale për leximet e sahateve me numra