loading...
Inxhinieri elektrik është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemeve dhe pajisjeve elektrike në të gjitha njësitë e biznesit të kompanisë. Inxhinieri Elektrik menaxhon grupe pune specialistësh elektrikë të përqendruara në këto njësi biznesi dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të Rregullores së Sigurimit Teknik.
Niveli i aftesise:
Shumë i kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Planifikojnë, organizojnë dhe mbikëqyrin punën e specialistëve elektrikë në secilën njësi biznesi
- Hartojnë planin e mirëmbajtjes dhe është përgjegjës për zbatimin e këtij plani
- Hartojnë dhe rekomandojnë ndërhyrje apo investime në sistemet aktuale elektrike në njësitë e biznesit apo në pajisje të ndryshme
- Ndjekin ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar
- Organizojnë dhe mbikëqyrin punën e nënkontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt
- Përgatitin ose koordinojnë të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase