loading...
Ndërtuesi i çative mbulon, mirëmban dhe riparon skeletin e çative dhe mbulesën e tyre me materiale të llojeve të ndryshme si: pllaka guri ose të parafabrikuara, tjegulla, material sintetik, serë, mbështjellëse metalike apo materiale të tjera natyrore tradicionale, në të gjitha llojet e ndërtesave. Ai mund të punësohen në kompani të ndryshme ndërtimi, mirëmbajtjeje ndërtimesh dhe të vetëpunësohen.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Njihen me objektin
- Studiojnë projektin dhe specifikimet përkatëse të kantierit të ndërtimit, për të përcaktuar materialet e kërkuara
- Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës
- Bëjnë përllogaritje të thjeshta të kostos
- Përzgjedhin bazën materiale sipas projektit
- Bëjnë ndarjen e detyrave