Drejtues të shitjeve dhe marketingutshërbimin tregtar

Drejtuesit e shitjeve dhe të marketingut planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetet e shitjes dhe marketingut të një ndërmarrjeje apo organizate. Ata gjithashtu mund t’i ofrojnë këto shërbime edhe si të pavarur duke ofruar shërbime të marketingut dhe shitjeve për organizata publike a private.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë dhe organizojnë programe të veçanta të shitjeve dhe të marketingut bazuar në të dhënat e shitjeve dhe vlerësimin e tregut
  • Përcaktojnë listën e çmimeve, planifikojnë zbritjet, termat e shitjes, buxhetet e shitjeve promocionale, metodat e shitjes, incentivat dhe fushatat speciale të marketingut
  • Krijojnë dhe drejtojnë procedura operative dhe administrative të lidhura me aktivitetet e shitjes dhe marketingut
  • Drejtojnë dhe menaxhojnë aktivitetet e shitjes dhe personelin e marketingut
  • Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetin e përditshëm
  • Krijojnë dhe menaxhojnë buxhetet, kontrollojnë shpenzimet për të garantuar një përdorim sa më eficient të burimeve
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë
  • Përfaqësojnë ndërmarrjen apo organizatën në takimet për çështje të shitjeve dhe marketingut, në ekspozita apo panaire të tregtisë dhe forume të tjera
loading...
Loading...