Drejtues të makinavengritëse

Drejtuesi i makinave ngritëse drejton, monitoron dhe punon me vinça, makina ngritëse të stacionuara (të palëvizshme) me krahë lëvizës, makina të ngjashme dhe pajisje të tjera ngritëse për të ngarkuar, për të shkarkuar, për të hequr, për të lëvizur, apo vendosur në vendet e duhura makineri, pajisje, palete mallrash të ndryshme dhe objekte të tjera të mëdha në ndërtim apo fusha industriale, porte, sheshe, oborre hekurudhore, miniera sipërfaqësore dhe vende të tjera të ngjashme. Ai drejton dhe monitoron teleferik. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh të ndryshme, shërbimesh transporti, në porte miniera, në kompanitë hekurudhore, në kompani ndërtim, vende të tjera të trajtimit të ngarkesave, apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë kontrollin e përgjithshëm të mjetit, sinjalet, dritat dhe sistemin e drejtimit para fillimit të punës
  • Sigurohen që janë vendosur shenjat dalluese të vendit ku do të punohet (rrethohet me shirit dallues)
  • Komunikojnë dhe marrin komanda vetëm nga personi i autorizuar për këtë punë (me radio ose me sinjale të paracaktuara)
  • Drejtojnë dhe monitorojnë vinça lëvizës, apo makina ngritëse të stacionuara (të palëvizshme) me krahë lëvizës
  • Kryejnë inspektime para-fillimit të punës për të llogaritur kapacitetet ngritëse të vinçit dhe peshën për t'u përgatitur për manipulim

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...