loading...
Drejtuesit e prodhimit në peshkim dhe akuakulturë planifikojnë, koordinojnë dhe drejtojnë në shkallë të gjerë veprimtarinë e peshkimit dhe akuakulturës me anë të prodhimtarisë (nëpërmjet ngritjes së impianteve të mbarështimit artificial të peshkut apo varieteteve/kulturave të tjera të gjallesave ujore), si dhe nëpërmjet gjuetisë në ujërat e ëmbla ose të kripura.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Monitorojnë prodhimtarinë në gjuetinë e peshkimit/akuakulturë, si dhe planifikojnë sasinë e cila nevojitet për të përmbushur kërkesat e tregut
- Kontrollojnë prodhimet e peshkimit/akuakulturës, si dhe bëjnë administrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve
- Bëjnë marrëveshje me kapitenët dhe pronarët e anijeve (peshkarexhë), si dhe me pronarët e fermave të akuakulturës për të bashkërenduar veprimtarinë e prodhimit dhe të peshkimit
- Organizojnë dhe kryejnë testime në lidhje me identifikimin e sëmundjeve ose të parazitëve të ndryshëm
- Marrin masa për të përmirësuar vendet e rritjes dhe të ruajtjes së peshkut siç mund të jenë rezervatet ose basenet e ndryshme (marrin masa për uljen e ndotjes së ujit në jetën ujore)
- Drejtojnë procesin e riprodhimit të peshkut dhe monitorojnë lëndët, teknikat dhe afatet e përdorura si dhe investojnë të gjitha njohuritë profesionale në këtë proces
- Monitorojnë transferimin e peshkut i cili ka arritur formimin (pjekurinë, ditën e caktuar) nga ambienti ujor ku është rritur drejt tregjeve
- Sigurojnë furnizimet, mjetet/pajisjet, si dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për kryerjen e aktivitetit (p.sh rrejta)
- Organizojnë mirëmbajtjen e anijeve, varkave, si dhe çdo pajisje tjetër që është në funksion të aktivitetit
- Përzgjedhin, pranojnë dhe trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit të peshkimit.