Drejtues administrativë dhe komercialë

Drejtuesit ekzekutiv dhe manaxherët përcaktojnë, përpilojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e politikave dhe objektivave të shoqërive private ose shtetërore që ata drejtojnë. Ata koordinojë dhe vlerësojnë aktivitetin e përgjithshëm të shoqërive të tyre duke ndjekur rregullat dhe drejtimet kryesore që përcakton asambleja e përgjithshme ose bordi i drejtorëve, si dhe duke mbajtur përgjegjësi për rezultatet dhe veprimet e bëra në emër dhe për llogari të shoqërisë.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë funksionimin e përgjithshëm të një shoqërie private ose shtetërore
  • Bëjnë rishikimin e veprimtarive dhe rezultateve të shoqërisë dhe raportojnë për ecurinë e saj para asamblesë së përgjithshme ose bordit të drejtorëve
  • Përcaktojnë politikat e përgjithshme duke vendosur objektivat, strategjitë dhe programet që duhet të ndjekë shoqëria private ose shtetërore
  • Sigurojnë një drejtim dhe manaxhim të vazhdueshëm për shoqërinë
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
  • Përgatitin raportet e vlerësimit të ecurisë së shoqërisë/ndërmarrjes dhe ia paraqesin ato asamblesë së përgjithshme ose bordit të drejtorëve
  • Bëjnë konsultime me personelin e tij dhe marrin në shqyrtim sugjerimet dhe rekomandimet e tyre duke bërë edhe vlerësimet përkatëse
  • Bëjnë konsultime me personelin e tij dhe marrin në shqyrtim sugjerimet dhe rekomandimet e tyre duke bërë edhe vlerësimet përkatëse
  • Zgjedhin dhe pranojnë në detyrë personelin drejtues të shoqërisë ose ndërmarrjes
  • Sigurojnë që veprimtaria e shoqërisë të plotësojë kërkesat e kuadrit ligjor në fuqi
loading...
Loading...