Bojaxhinj dhe punëtorë të ngjashëm

Një bojaxhi ndërtesash dhe të tjerë që lidhen me to merret me përgatitjen e sipërfaqeve të ndërtesave dhe strukturave të tjera për lyerje, përgatitjen e materialeve që do të përdoren për lyerje, lyerjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të ndryshme sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve. Ai mund të vendosë shtresa të materialeve mbrojtëse dhe dekorative të ngjashme ose të mbulojë mure të brendshme dhe tavane të ndërtesave me tapiceri dhe materialeve të ndryshme si: letër, mëndafsh, stof e të tjera. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme ndërtimi, në shoqëri që kanë reparte të shërbimeve dhe të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Njihen me projektin përkatës të objektit
  • Njihen me objektin e punës
  • Konsultohen me kolegë për procesin e punës
  • Bëjnë preventivin e bazës materiale (për sasinë e bojës dhe materialeve të tjera ndihmëse, mjeteve të nevojshme të punës)
  • Përgatitin vendin dhe mjetet e punës
loading...
Loading...