Agjenti/ja doganor/e konsiderohet personi fizik, i licencuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për kryerjen e të gjithë formaliteteve doganore për çdo lloj regjimi doganor në emër të tij por për llogari të një personi tjetër. Ai/ajo kryen verifikimet e nevojshme për individë, mjete transporti apo mallra në pikat kufitare, për të siguruar përputhshmërinë me ligjet tregtare dhe doganore, ofron këshilla për klientët e eksportit dhe importit, si dhe harton e përpilon deklarata dhe dokumente doganore të subjektit/subjekteve pranë doganës përkatëse, duke mbajtur përgjegjësi për deklarimin e tyre. Ai/Ajo merr dhe jep të gjithë informacionin e nevojshëm me agjentët e tjera doganor apo institucione të tjera, sipas procedurave ligjore. Agjenti/ja doganor/e të licencuar mund të jetë person fizik ose mund të organizohet në agjenci doganore si person juridik.
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Ofrojnë këshilla për klientët të eksportit dhe importit mbi ligjet dhe procedurat doganore, për sistemet tarifore, letrat e kreditit, kufizimeve, kërkesa të sigurimit dhe çështje të tjera të fushës
- Hartojnë e përpilojnë deklarata dhe dokumente doganore të subjektit, subjekteve pranë doganës përkatëse duke mbajtur përgjegjësi për deklarimin e tyre
- Koordinojnë veprimet mes klientit dhe agjencisë doganore
- Mbyllin, në një kohë sa më të shpejtë dhe me cilësi, procedurat në doganë dhe transportet, kur këto kërkohen nga ana e subjektit
- Zbatojnë procedurat e kodit doganor dhe çdo legjislacion tjetër që ka lidhje me to